Protesta/ Studentët të gjithë jemi një mëndje

539
Sigal

Hera e parë kur gjithë studentët e Universitetit “Fan Noli”, janë bashkë

Korçë- Protestat e studentëve të Universitëtit “Fan S. Noli”, vijojnë.  Marshimi i përditshëm nis çdo mëngjes në sheshin e Universitetit, përshkojnë së bashku bulevardin “Republika”, mbërrijnë në qendër të qytetit,  tek “Ushtari i Panjohur”, ku studentë të shumtë parashtrojnë kërkesat e tyre. Gjatë këtij rrugëtimi, mbështeten nga simpatizantë, dëgjohen thirrje, brohoritje, ashtu siç ka të tjerë që janë kundër, por këta janë të pakët. Studentët avantazhohen edhe nga pjesëmarrja e prindërve dhe të afërmëve të tyre. Shpesh, pjesë e tyre bëhen edhe nxënësit e gjimnazeve. Padagogët nuk i sheh në pararojë, por gjithkush kupton se ata janë prapavija e tyre, edhe në këtë rast pedagogët që janë kundër studentëve janë të pakët. Protestat e studentëve po tërheqin pas vetes gjithnjë e më shumë mbështetës. Sipas gjasave, numri i pjesëmarrësve në protesë po shkon shumë më shumë se 1000 veta. Qyteti po zgjohet me thirrjet e njohura të të rinjve. Nga askush nuk pranohet dialogu me Qeverinë.  Militantët të opozitën ndjekin me interes gjithçka ndodh, por studentët nuk dëshirojnë t’i bëjnë pjesë të tyre. Çfarë do të ndodhë në ditët në vijim askush nuk e di.

Të gjithë të një mendjeje

Nëse përpiqesh të gjesh organizatorët e protestës, kjo gjë është e vështirë. Prej të gjithëve pohohet  se nuk ka organizatorë. Nëse ata qëndrojnë në “hije” këtë nuk e dimë, por gjithkush thotë se është aty për veten e vet, dhe është kjo arsyeja pse janë kaq shumë që dalin çdo ditë në rrugë. Për më shumë, këtë situatë na i sqaron Ismeralda  Seidolli dhe  Kejdi Hasani; e para studente e vitit të dytë Agrobiznes, ndërsa tjetri, student i vitit të tretë – Agroushqim. Sipas tyre, nga sa janë në dijeni, është hera e parë që në Universitetin “Fan Noli” të gjithë studentët janë të gjithë bashkë dhe mbi të gjitha të një mendjeje, pa përçarje dhe grindje brendas vetes. “Një gjë e tillë ndodh për herë të parë, madje një vit më parë ishte e pamundur të bëheshim 7 veta bashkë dhe të fitonim përkrahjen e pedgogëve”. Sot kjo gjë ka ndodhur, ndaj sipas Seidollit dhe Hasanit protestat do të vijojnë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Nuk kemi organizatorë

Dy studentët e përmenduar mësipër na pohojnë gjithashtu se mes tyre nuk ka organizatorë. Pas çdo proteste, të gjithë mblidhen te  Universiteti, ku hidhen ide si do të vijohet të nesrmen. Propozimet janë nga më të ndryshmet, ka edhe nga ata që kërkojnë ndërprerjen, gjithçka është demokratike, por në fund miratohet ajo ide që mbështetet nga shumica. Kjo është mënyra e organizimit, që do të thotë se pjesa më e madhe e studentëve është për të mos u ndalur në plotësimin e kërkesave të tyre. Madje ata gjejnë rastin të falenderojnë çdo mbështetës që u vjen në ndihmë nga banorët e qytetit të Korçës.  Dhe e vërteta është se ata janë mbështetur nga fermerët për mosshitjen e prodhimeve të tyre dhe grupe të tjera interesi. Gjithashtu ka patur edhe bllokime rrugësh. Thuhet që do të ketë edhe surpriza të tjera. Kejdi dhe Ismiralda pohojnë gjithashtu se është vendosur që në fillim që të mos ketë organizatorë, pasi kjo gjë mund të minonte protestën, nese përfaqësia e përzgjedhur prej tyre mund të shitej. Dhe kjo gjë mund të ndodhë pasi kultura demokratike është ende e ulët.

Kërkesat e studentëve

Kërkesat e tyre konsiderohen të drejta, pasi ambientet e studimit, të fjetjes apo argëtimit lënë shumë për të dëshiruar. Ndaj, sipas studentëve të cituar më sipër, përpjekjet për të detyruar Qeverinë në plotësimin e kërkesave do të vijojnë. Në këtë protestw ka edhe një të veçantë tjetër, sepse Korçës nuk bën pjesë  në ato qytete që shpërthejnë, pasi zakonisht aty gjithçka kalon qetësisht. Ky është i vetmi rast që Korça mbush rrugët e saj me kaq shumë protestuesë. Përsa kohë do të jënë në unison, nuk mund të pritet që numri i protestuesve të zvogëlohet. “Nëse kërkesat plotësohen, na thonë Kejdi dhe Ismiralda, atëherë të gjithë studentët do t’iu rikthehen auditorëve, madje do t’i jenë mirënjohëse Qeverisë, nësë behet e ndjeshme ndaj kërkesave të tyre. Megjithatë nga ajo çka konstatohet lehtësisht ka të bëje me faktin se protesta nuk kanë qenë të dhunshme, përkundrazi krejt paqësore dhe të kulturuara ashti siç i ka hije, Korçës”,- thonë studentët e Universitetit “Fan Noli”