Sigal

Projekte të reja për shfrytëzimin e burimeve hidrike janë planifikuar për qarkun e Shkodrës dhe atë të Dibrës. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka publikuar kërkesat për oferta në lidhje me ndërtimin e dy hidrocentraleve me kapacitet të ulët prodhues. Shoqëria “ENDRI PESHKU” SH.P.K ka aplikuar për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “Peshku Energy”, me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në përroin e Xixullës, degë e lumit Mat, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër. Sipas njoftimit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, kjo shoqëri fokusohet në kërkim, zbulim, shfrytëzim mineralesh, eksport-import e të tjerë. Një tjetër ofertë është dhënë dhe për ndërtimin e hidrocentralit “Era” me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në përroin e Bicës dhe Kroin e Borshit, degë e lumit të Shalës. Ndërkohë, ky është propozimi i dytë që vjen nga shoqëria “Tradita G & T”, pas atij në fillim të dhjetorit për hidrocentralin “Maia” po në të njëjtën zonë.