“Dialog me Kryeministrin”, reagon Kongresi Rinor Kombëtar: 100 organizatat tona nuk janë dakord

353
Sigal

Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërkohë tashmë të zhvendosur para Kryeministrisë, ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, të parashtruara prej më shumë se një jave dhe nuk pranojnë dialog me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë nga ana tjetër, disa studentë në rrjetet sociale, kanë filluar lëvizjet për të ngritur një përfaqësi e cila të dialogojë me Kryeministrin, ka reaguar edhe Kongresi Rinor Kombëtar, pjesë e të cilit janë 100 organizat.

Me anë të një deklarate zyrtare, ata shprehen: “Kjo protestë është vetëm e studentëve dhe jo e organizata dhe jo e partive politike. Ne e kemi kuptuar dhe jemi dakort me këtë qasje prandaj nuk kemi dashur të bëjmë deklarata publike në media por kemi bërë thirrje për të qenë të gjithë jashtë, në rrugë, #mestudentët. Për fat të keq, sot ndjejmë nevojën të reagojmë pasi kolegët tanë të organizatave rinore kanë marrë iniciativë të kërkojnë një seancë dëgjimore në parlament për këtë cështje. Ne nuk jemi dakort dhe 100 organizata pjesë e rrjetit tonë nuk pajtohen më këtë fakt. Salla e Kuvendit është shumë e vogël për të zënë 25 000 studentë që janë në rrugë dhe ata nuk duan të përfaqësohen nga 10 apo 100 që nuk dihet si e ku do zgjidhen.”

Deklarata e plotë:

Duke u nisur nga ngjarjet e ndodhura këtë javë në Shqipëri me lëvizjet dhe protestat e studentëve në cdo qytet për shkurtimin e tarifave për ndjekjen e universitetit, sigurimin e kushteve minimale për të studiuar dhe rritjen e përfaqësimit të studentëve ne vendimmarrje ne shprehim mbështetjen tone të plotë në kërkesat e bëra nga studentët. Kongresi Rinor Kombëtar është struktura më e madhe dhe më gjithëpërfshirëse e organizatave dhe grupeve rinore në Shqipëri dhe si e tillë, ne kemi qenë cdo ditë në protestë që nga fillimi i saj e deri më sot. Si të rinj, ne kemi qëndruar jashtë dyerve të Ministrisë dhe Kryeministrisë e sot të Parlamentit duke përfaqësuar veten tonë, të afërmit dhe miqtë sepse po vuajmë të njëjtën barrë studentore. Si Kongres ne kemi qenë një ndër palët më të forta kundërshtuese të Ligjit për Arsimin e Lartë, dhe sot, 4 vite më vonë, shikojmë pasojat e një veprimi jo të mirë menduar nga politikëbërësit. Këtë vit, sërish po përpiqemi të parandalojmë të njëjtin fenomen me Ligjin për Rininë dhe kemi besim e shpresë që do ia dalim pasi këtë javë kemi treguar që të rinjtë e Shqipërisë dinë ku, kur dhe si të reagojnë.

Kjo protestë është vetëm e studentëve dhe jo e organizata dhe jo e partive politike. Ne e kemi kuptuar dhe jemi dakort me këtë qasje prandaj nuk kemi dashur të bëjmë deklarata publike në media por kemi bërë thirrje për të qenë të gjithë jashtë, në rrugë, #mestudentët. Për fat të keq, sot ndjejmë nevojën të reagojmë pasi kolegët tanë të organizatave rinore kanë marrë iniciativë të kërkojnë një seancë dëgjimore në parlament për këtë cështje. Ne nuk jemi dakort dhe 100 organizata pjesë e rrjetit tonë nuk pajtohen më këtë fakt. Salla e Kuvendit është shumë e vogël për të zënë 25 000 studentë që janë në rrugë dhe ata nuk duan të përfaqësohen nga 10 apo 100 që nuk dihet si e ku do zgjidhen. Organizatat rinore në Shqipëri kanë bërë dhe bëjnë një punë të cmueshme në ngritjen e kapaciteteve, edukimin e të rinjve dhe advokimin për cështjet rinore, ne e vlerësojmë sepse i dimë mirë kushtet në të cilat punojnë dhe sakrificat që duhet të bëjnë për të përmirësuar këtë vend, mirëpo gjykojmë që në këtë rast ne nuk duhet të ndërhyjmë si subjekte. Ne jemi të mendimit që ajo cka ne mund të bëjmë është të dalim në rrugë me miqtë dhe anëtarët tanë, të përcjellim situatën ashtu sic është tek partnerët ndërkombëtarë dhe të mos e përdorim punën e tyre/tonën/studentëve për promovimin e misionit dhe punës sonë si organizata.

Duke qenë cdo vit në cdo qytet të Shqipërisë, ne i kuptojmë dhe pajtohemi me 8 kërkesat e studentëve, dimë gjithashtu që këto janë pak nga ato që na duhen por biem plotësisht dakort që të paktën këto janë të panegociueshme.

Foto nga tentativa për të ngritur një përfaqësi: