Sigal

“Rreth 80 milionë euro janë shpenzuar për zgjidhjen e problemeve me pronat, por ato janë hedhur në kosh, duke krijuar edhe problem të tjera”. Kështu deklaroi nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame teksa në Komisionin parlamentar të Ligjeve diskutoheshin 2 ligjet që pritet të zgjidhin problemet e pronës në vend. 2.8 milionë prona në vend rezultojnë me problem, ndërkohë që sipas kreut të ATP-së, vetëm pas 10 vitesh do të mund të zgjidhen të gjitha proceset, ku më i vështiri duket se do të jetë kompensimi. Komisioni i Ligjeve miratoi në parim 2 projektligjet, por shumë deputetë shprehën pakënaqësi për dokumentin e mbërritur në Kuvend, duke theksuar se gjatë kalimit nen për nen do të nevojiten ndryshime, në mënyrë që ligjet t’i rezistojnë kohës.