Prezantohet projekti për Rilindjen e kulturës dhe artit, Rama: Do të investojmë mbi 10 milionë dollarë

76
Kryeministri Edi Rama prezantoi mbrëmjen e së mërkurës projektin për Rilindjen e kulturës dhe artit.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se komuniteti mësuesve dhe pedagogëve të artit kanë qenë të diskriminuar, por shtoi Rama , “sot dëshëm t’i komunikojmë gatishërinë tonë për të investuar në disa institucione të arteve. Ndërkohë që në të shkuarën investimet në këtë sektor kanë qenë minimale. Madje dhe ato që janë bërë nuk kanë qenë në lartësinë e duhur që i bëjnë nder këtij komuniteti”.
“Të gjitha investimet që po bëjmë për këtë komunitet shkojnë ëprtej 10 milion dollarë dhe kjo shumë nuk ëstë pak për një sector ku nuk ishtevënë dorë, por sigurisht nuk është as mjaftueshëm”, tha Rama.

“Po të përfytyrojmë se kjo është punë e shtrirë në vetëm 18 muaj, në të cilat na është dashur të merremi me një mal borxhesh, që shkojnë në 550 milionë dollarë, kemi arsye të themi se në vijim do të bëjmë më shumë”, nënvizoi Rama.
Kryeministri theksoi se, “nëse përfshijmë artin dhe sportin sëbashku, si dy anë të së njëjtës medalje, sa i përket jetës shoqërore, atëherë investimet shkojnë në një shifër shumë më të madhe se ç’është investuar në 20 vjet nga shteti shqiptar në këto 2 fusha”.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, prezantoi projektin për transformimin e Liceut Artistik “Jordan Misja”, për shkollën e Koreografisë, Universitetin e Arteve.
Ministrja Nikolla theksoi se, “në këto projekte do të ketë transformim rrënjësor të këtyre institucioneve dhe do të implementohet teknologjia e gjelbërt”.
Ndërsa Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi se, “kam konstatuar se Shqipëria është vend çudirash, por në këtë vend ku në 25 vite rrallë janë bërë investime në kulturë, artistët shqiptarë falë talentit të tyre dhe punës së tyre kanë mundur të shkëlqejnë në skenat ndërkombëtare. Prandaj qeveria jonë ka besuar shumë në investimin në kulturë”