Ishte në ekspeditë zhytjeje, 29-vjeçarja angleze mbytet në Sarandë (VIDEO)

55
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë. Një turiste nga Anglia është mbytur në det. Sipas policisë, 29-vjeçarja R. G., ishte për një ekspeditë zhytjeje, por është mbytur në det. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë.

“Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qenë në një ekspeditë zhytje”-njoftoi policia.