Xhixho: Dështimi i qeverisë Rama në arsim zbulohet përditë, paratë shkojnë për bandën e inceneratorëve

112
Sigal

Nga Erisa Xhixho

Dështimi i qeverisë Rama në arsim zbulohet përditë.
Bursat shtetërore nuk i joshin më të rinjtë shqiptarë të studiojnë në universitetet e vendit.
Shifrat flasin vetë:
➡️Në 15 degët prioritare prej vitesh shënohet vetëm rënie e numrit të studentëve
➡️Degët e mësuesisë, një domosdoshmëri për arsim cilësor, nuk përbëjnë më interes për studentët, pasi pagat në arsim nuk motivojnë
➡️Në degën e fizikës për këtë vit ka vetëm 6 studentë të regjistruar
Shkollave që mbyllin dyert përditë rrezikojnë t’u shtohen edhe universitetet.
Mësuesit dhe pedagogët janë të keqpaguar dhe kërkesat e tyre injorohen , edhe pse kërkojnë të kenë paga të paktën sa Kosova.
Ndërkohë studentët janë lënë jashtë të ashtuquajturës paketë antikrizë.
Kjo qeveri që i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për bandën e inceneratorëve nuk i paska 100 euro në muaj për 124 mijë studentët e vendit. Sa jep Kosova për studentët e saj.
Më shumë se asgjë tjetër, këto shifra tregojnë filozofinë e qeverisë Rama: vjedhjen dhe abuzimin me paratë e shqiptarëve në dëm të tyre dhe së ardhmes së vendit
Koha e llogaridhënies po vjen!