Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një postimi në faqen e tij në facebook, krahas një fotografije me aktorin Xhevat Limani, është shprehur se:

“Pata kënaqësinë ta takoja dhe ta përgëzoja artistin Limani për realizimin e spikatur të rolit të Heroit tonë Kombëtar dhe për promovimin shqipërisht të figurës së tij, por edhe të kombit shqiptar kudo në botë”, ka shkruar Meta.

Ja postimi i plotë i Metës: 

Poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është një nga projektet më të rëndësishme artistike të aktorit, regjisorit dhe autorit të saj, Xhevat Limani, e shfaqur mjeshtërisht në shumë vende të botës në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Pata kënaqësinë ta takoja dhe ta përgëzoja artistin Limani për realizimin e spikatur të rolit të Heroit tonë Kombëtar dhe për promovimin shqipërisht të figurës së tij, por edhe të kombit shqiptar kudo në botë.