Po çonin klandestinë në Kosovë, në pranga dy persona në Kukës

320

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” Kukës, duke transportuar 5 shtetas sirianë të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Njoftimi i policisë:
Kukës
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për  dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit;
– H.Ç. 21 vjeç, banues në Tiranë.
-A.M. 21 vjeç, banues në Krumë, Has.
Arrestimi i tyre u bë pasi  u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” Kukës,  duke transportuar  5 shtetas sirianë  të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.
Shtetasit H.Ç dhe A.M, kundrejt fitimit  do ti ndihmonin shtetasit sirianë  që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.