Pezullohet Haki Çako, ja kush e zëvendëson

84
Pas pezullimit të Haki Çakos me urdhër të Gjykatës së Tiranës, ka ardhur edhe emri i zëvendësuesit të tij në krye të Policisë së Shtetit. Zëvendësimi i tij do të bëhet sipas ligjit të Policisë së Shtetit. Haki Çako do të zëvendësohet nga Rebani Jaupi, i cili është zv.drejtor i Policisë së Shtetit. Jaupi do të mbajë këtë detyrë si i komanduar, ndërsa Çako ka të drejtë të apelojë vendimin e gjykatës. Jaupi e ka marrë detyrën e zv/drejtorit të Policisë së Shtetit në 18 nëntor 2015. Ai më parë ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Aktualisht Rebani Jaupi, mban gradën policore “Drejtues i Lartë”.