Elbasan, makina përplas për vdekje 11-vjeçarin

491
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Një fëmijë 11 vjeç me inicialet E. K., është goditur nga një makinë tip ‘BMW’ në unazën jugore të qytetit, në vendin e quajtur Kthesa e Krastës. Ai ndodhej në gjendje të rëndë në spital, por pas 1 ore ka ndërruar jetë. Policia nuk ka dhënë akoma informacione për aksidentin, por paraprakisht thuhet se makina që ishte me shpejtësi u përplas me bordurën e rrugës, ku ka mbetur i plagosur rëndë edhe drejtuesi i mjetit.
Sigal