U gjet i mbytur në det, identifikohet i riu (EMRI)

219
Sigal

Është identifikuar i riu që u gjet i mbytur një ditë më parë në Vlorë, në bregdetin e Zvërnecit. Viktima është identifikuar si Sokol Shytre, 22-vjeç, nga Fieri, banues në Tiranë.

Pas ekspertizës mjekoligjore, të riut iu konstatuan disa hematoma në kokë, duke ngritur dyshimet se ndaj tij është ushtruar dhunë, para se të hidhej në det.

Ende nuk dihen rrethanat e mbytjes së të riut, ndërsa vijojnë hetimet.