Përmbytjet, MPB: Mbi 100 banesa nën ujë

64

Gazeta Telegraf/ Reshjet intensive të rëna
kryesisht në orët e pasdites së djeshme kanë shkaktuar përmbytje në zonën e
Kurbinit. Një shtetas ka humbur jetën aksidentalisht, si dhe ka patur dëme në
banesa, bagëti dhe prodhime bujqësore.Në ndihmë të banorëve të prekur nga
reshjet kanë shkuar strukturat e Emergjencave Civile, forca zjarrfikësve,
policore, ushtarake dhe të njësive vendore.Në operacionin në zonën e Laçit janë
angazhuar 152 punonjës, 30 mjete dhe 10 motobarka: 12 punonjës të strukturave
të Emergjencave; 20 forca të FNSH, Shkodër; 30 forca zjarrfikëse të Laçit,
Lezhës, Mirditës; 60 forca ushtarake;  30 forca të policisë lokale.Bashkia
Kurbin. Si pasojë e rritjes së prurjeve të përroit, pati dalje të ujërave nga
shtrati. Dje rreth orës 19:00 pati stuhi me intensitet shumë të lartë duke u
krijuar gjendje kritike për banorët e qytetit, kryesisht në lagjen nr.4, tek
Konviktet dhe përgjatë unazës së qytetit.Për shkak të reshjeve intensive dhe
daljes së ujërave të përroit shtetasi Kol Mënga, 48 vjeç  ka humbur jetën
duke u përfshirë nga rryma e fuqishme e ujit.Forcat e MZSH-së, në bashkëpunim
me forcat e ndërmarrjeve të Bashkisë Kurbin, u gjendën të parat në vendngjarje
dhe dhanë ndihmën për evakuimin e banorëve të zonës, si dhe largimin e ujërave
nga banesat.U ngrit Komisioni i Emergjencave Civile të Bashkisë dhe u organizua
puna për përballimin e emergjencës së krijuar.Për pasojë janë përmbytur 30
banesa në zonën e stadiumit, 20 banesa të lagjen “Demokracia”, si dhe disa
banesa në lagjen Sanxhak.Në oborret e banesave poshtë kanalit të ujërave të
larta ka pasur prezencë uji, kurse në tokat bujqësore ka dëme të kulturave
bujqësore të stinës.Në Shullaz dhe në Malbardhë, në Njësinë Administrative
Milot, situata ka qenë më e vështirë sepse dalja e ujërave të përroit ka sjellë
përmbytjen e rreth 50 banesave.Në afërsi të autostradës me ndihmën e forcave të
policisë janë evakuuar 6 familje, më të rrezikuarat.Në fshatin Delbënisht janë
dëmtuar segmente të rrugës kryesore, duke ndërprerë lëvizjen e mjeteve.Edhe në
këtë Njësi Administrative forcat e ushtrisë dhe të policisë janë angazhuar
intensivisht për të ndihmuar komunitetin dhe largimin e ujërave nga banesat.Në
të gjithë qarkun e Lezhës hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk
ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.Bashkia Mirditë. Në fshatin Lurth,
për shkak të reshjeve intensive ka patur dëmtime të banesave, në bagëti dhe në
prodhime bujqësore. Janë evakuuar 2 familje, por niveli i ujrave më pas ka rënë.Qarku
Dibër. Në Njësinë administrative Komsi, bashkia Mat, për shkak të reshjeve
intensive ka ndodhur një rrëshqitje dheu duke dëmtuar një banesë.Gjithashtu, në
këtë njësi për shkak të daljes së ujërave të përroit nga shtrati ka patur edhe
në zonën përreth Uzinës rrezikim të banesave. Bashkia Mat ka evakuuar vetëm 1
familje.Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi gjatë
gjithë natës dhe sot ka monitoruar situatën e krijuar duke koordinuar veprimet
e forcave operacionale.Situata ditën e sotme është drejt përmirësimit për shkak
të ndërprerjes së reshjeve intensive dhe masave të marra.