Përmbytja na vjen dhe nga porta e Drinit të Strugë

Bardhyl Berberi 

( Përplasja e Enverit me Titon rreth portave të Drinit në Strugë )
Shqiptarët këto ditë po përjetojnë situate dramatike nga përmbytjet në Shkodër dhe rrethinat e saj. Kur pashë dje në Strugë që ishin hapur portat e Drinit duke dalë më tepër se 350 m3 në sekondë, vetiu të shkon mendja se lumi Drin shton prurjet fuqimisht duke ndikuar dukshëm tek këto përmbytje me këtë sasi të madhe uji që vjen nëpërmjet Drinit të Zi edhe në veri tek hidrocentralet e Drinit ndikon direkt në shtimin e ujërave dhe për pasojë që përmbytjet janë shtuar. Ndonëse ka një marrëveshje me shtetin maqedonas për menaxhimin e ujerave të Drinit që kur ka thatësirë të tejzgjatur të hapen porta e Drinit në Strugë që të ushqehen hidrocentralet me ujë dhe në të kundërt kur ka përmbytje të mëdha ata të mbyllin portat e Drinit për të mos keqësuar situatën e përmbytjeve . Por çuditërisht, ndonëse ka një marrëveshje midis dy qeverive që në vitet 1960 kur atëherë ishte Jugosllavia e bashkuar kjo marrëveshje nuk zbatohet përkundrazi, ndodh e kundërta e asaj që duhet bërë. Në vitin 1978 Enver Hoxha si çdo verë ndodhej në Pogradec me pushime. Informohet se depozitat e hidrocentraleve shqiptare në veri të vendit kishin rënë dhe ishin në fund të rezervave të ujit. Enver Hoxha ka thirrur urgjent në vilat e Pogradecit prof Fahredin Hoxhën, një nga konstruktorët e këtyre hidrocentraleve dhe kanë shkëmbyer mendime rreth situatës. Ai i ka thënë Enver Hoxhës se, nëse hapen portat e lumit Drin në Strugë atëherë mund të kalohej ky kolaps …

Përplasja e Enverit me Titon për Liqenin e Ohrit dhe porta e Drinit në Strugë 
Marrëdhëniet e Enver Hoxhës me udhëheqjen jugosllave kanë qenë nga më të tensionuarat pas prishjes së tyre në vitet e para të pasçlirimit të vendit. Prishja e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave u shoqërua edhe me arrestime, vrasje e pushkatime. Këto marrëdhënie nuk njohën më përmirësim, pasi përfundimisht Enver Hoxha u lidh me BRSS dhe vendosi kontakte të ngushta miqësore me Stalinin. Por vendet fqinjë kanë edhe lidhje territoriale mes tyre. Nëse ndarjet territoriale nuk administrohen si duhet, atëherë paraqesin probleme…. Momentalisht Shqipëria atëherë po vuante një nga periudhat më të vështira në sistemin hidroenergjetik. Për shkak të verës së thatë, me temperatura të larta dhe pa reshje, niveli i liqeneve të kaskadës së Drinit që sigurojnë energjinë në vend ishte në pikë kritike. Në verë të thatë dhe të tejzgajtur Jugosllavia e atëhershme vendosi të mbyllë portat e liqenit të Ohrit nga i cili furnizohet lumi Drin. Por përgjigja e Enver Hoxhës ishte e menjëhershme. Titua që ndodhej në vilën e tij “Biljana” në Ohër edhe ai me pushime vetëm 14 km larg në gjerësinë liqenore Enver Hoxha I nisi një notë proteste duke deklaruar “Nëse Tito mbyll portat e Ohrit për Drinin atëherë unë do të shpoj një tunel në Qafëthanë dhe do ta thaj fare Ohrin”, ka kërcënuar Enver Hoxha. Shqipëria e asaj kohe ishte një vend i izoluar komunist që nuk njihej dhe nuk respektonte konventat ndërkombëtare. Ky deklarim nuk ishte i rastësishëm. Enver Hoxha iu kërkoi specialistëve më të mirë të vendit një studim të cilin e kemi përgatitur në kohë rekord, na ka thënë në një intervistë para pak kohësh, para se të ndërronte jetë, prof Niko Panua. Sipas këtij studimi, ka deklaruar prof Niko Panua se, nëse shpohej një tunel në pjesën fundore të Qafëthanës, atëherë ai mund të thante krejtësisht ujin e Ohrit. Uji do të drejtohej për në shtratin e lumit Shkumbin. Ky kërcënim iu bë me dije qeverisë së Beogradit dhe që nga ai moment Tito dha urdhër të prerë që askush të mos luante me porta e lumit Drin, pasi Titua e ndjente rrezikun dhe pasojat që do të kishte kjo për këtë perlë të natyrës.