Nis pagesa në Rrugën e Kombit, nga sot nuk kaloni dot pa dhënë lekët

706
Ka nisur pagesa në Rrugën e Kombit. Në mënyrë të beftë, kompania koncesionare që ka fituar tenderin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama e ka nisur që sot aplikimin e pagesës për mjetet.
Ndërsa pritej që tarifat të aplikoheshin në 15 prill, duket se kompania nuk ka pritur, por e ndodhur përballë refuzimit dhe protestave ka vendosur që të paguhet që sot.
Për të kaluar në Rrugën e Kombit tani paguhet nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makina e vogla e deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.
Mëngjesin e sotëm drejtues të kamionëve nga Kosova, protestuan në Morinë kundër tarifës. Sipas tyre, në këtë mënyrë nuk po heqim kufij, por po vendosen kufij të rinj.
Sigal