Pedagogu i bashkohet nismës #edheunë, zbulon mesazhin e mësuesit: Po na çojnë me zor në votime

542
Sigal

Pedagogu Ndriçim Mehmeti ka komentuar nismën #edhe unë, të cilës i është bashkuar, dhe që synon bllokimin e votimeve në 30 Qershor. Nismëtari i kësaj nisme, Bujar Kapexhiu duket se ka gjetur mbështetjen e njerëzve publikë në mbrojtjen e demokracisë.

“Unë nuk mund të marr pjesë në një proces farsë, që është një nga kushtet kryesore të demokracive të lira. Për fat të keq sot jemi si në vitin 1945, kur Partia Komuniste ishte në pushtet, dhe kërkohej që shqiptarët të mbronin vendin e tyre, dhe të shpëtonin atdheun.

Nuk mund të quhen zgjedhje sa kohë që nuk ka kandidatë përballë, a mund ne që tiu hedhim njerëzve hi syve dhe të themi se votimet janë të mira. As në 97 nuk ka pasur një fushatë të tillë, me kaq shumë punonjës policie me të cilat lëviz kryeministri. Për herë të parë material zgjedhore po shpërndahen nga ushtria, ju e dini mirë që është cënuar rëndë liria e shtypit, me një padi që është ngritur së fundi dhe ndaj një gazetari gjerman”, u shpreh pedagogu.

Ndërkohë që pedagogu Mehmeti ka folur dhe për përgjimet e publikuara nga Bild, duke thënë se në vendin tonë nuk janë krijuar kushtet normale për mbajtjen e zgjedhjeve.

Pedagogu dhe eksperti i arsimit u shpreh se jemi në të njëjtat kushte si në vendosjen e diktaturës, sa kohë që Rama këmbëngul që të çojë vendin drejt zgjedhjeve njëpartiake.

Mehmeti ka publikuar në Fax News dhe një mesazh që i ka dërguar një mësues në Rrosovec, i cili ka treguar se është detyruar që të shkojë në votimet e së dielës.

‘’ Prsh Profesor Ndrcimi.#EDHEUNE ,si nje mesues prej 24 vjetesh doja te behesha pjese e kesaj nisme por presionet po ne detyrojne qe te shkoj ne votime e ti ve nje kryq te madh fletes se votimit.Do shkoj se me heqin nga puna, jam nga Roskoveci.dhe ne e dime se cfare po vuajme mbi shpatulla,presione nga me te ndryshme.Do ju lutesha qe te mos ma beni publik emrin”, shkruhet në mesazhin e mësuesit.