Presidenti Ilir Meta: Përfaqësimi i Briken Caljas në Lojërat Olimpike, një arritje dinjitoze për Shqipërinë

193
Sigal

Ditën e sotme, peshëngritësi Briken Calja përfaqësoi Shqipëri në Lojërat Olimpike të Tokios, në kategorinë 73kg të këtij sporti. Calja arriti të siguronte vendin e 4-t në dygarësh me 341kg vetëm 1kg më pak nga vendi i tretë, duke arritur kështu një renditje historike në Lojërat Olimpike.

Ndër shumë mesazhe uruese për Brikenin, ishte dhe ai i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili e cilësin paraqitjen e Caljas, si një përfaqësim të shkëlqyet dhe një arritje dinjitoze për vendin tonë.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!