Rain drops falling from a black umbrella concept for bad weather, winter or protection
Sigal

Dita e sotme ka nisur me temperatura mjaft të larta dhe vranësira të herëpashershme në disa zona. Por kjo situatë do të ndryshojë pasdite dhe pritet të fillojnë reshjet e shiut. Sipas “Metoalb”, pasditja sjell fuqizim të vranësirave në zonat lindore duke rrezikuar shira afatshkurtër dhe të dobët. Zona bregdetare do të vazhdojë të jetë me kthjellime e vranësira kalimtare.

Temperatura maksimale e ditës së sotme do të arrijë deri në 38 gradë dhe kështu pritet të nisë edhe java e re.