Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

92
Kthjellimet dominojnë të gjithë vendin deri në mesditë kur sërish vranësirat shfaqen në Veri dhe Qendër duke sjellë reshje të pakta në Veri – Verilindje.
Pasditja do të vijojë me vranësira dhe reshje të përkohshme në zonat veriore ndërsa kthjellime e vranësira të shpeshta do të ketë në pjesën më të madhe të territorit. Orët e natës sjellin vranësira në gjithë vendin duke rrezikuar shira të dobët e të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish me 1 – 2°C në të dy ekstremumet ditore duke bërë që vlerat të luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat malore në 21 – 22°C ulëtsira perëndimore.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në zonat Lindore me shpejtësi deri 48 km/h nga Jugperëndimi ndërsa në det të hapur dallgëzimi mbetet 3 ballë.