Panik në Rinas, pasagjerët zbresin të tmerruar pas një defekti në avion

804
Sigal

Pasagjerët e avionit ‘Albawings” janë përballur me një situatë të pakëndshme sot para nisjes së fluturimit nga aeroporti i Rinasit drejt Firences.

Mësohet se avioni ka pasur një defekt dhe për këtë është anulluar fluturimi. Sipas informacioneve mësohet se avioni ka marrë flakë, por ende nuk dihen shkaqet. Pasagjerët janë frikësuar nga tymi që kanë parë dhe kanë braktisur avionin.

Videoja e regjistruar është gjatë momentit kur piloti ka kërkuar të zbrazet avioni.

Sipas njërit prej pasagjerëve, ata kanë parë të dilte tym poshtë motorit të avionit në momentin që kanë zbritur. Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se fluturimi është shtyrë për në orën 16:00.