Panairi i Librit Tiranë 2017

2298
Panairi i Librit erdhi. Sot më 15 nëntor, në orën 9.00, hap dyert Panairi i 20 i Librit, Tirana 2017. Panairi do të jetë i hapur nga 15 deri më 19 Nëntor. Pesë ditë të mbushura plot dije dhe kulturë, ku çdo njëri mund të gjejë veten.Te gjitha ditët e Panairit u japin mundësinë të gjeni në një vend, atë që çdo lexues dëshiron: Të shihni, të shfletoni, të zgjidhni librin tuaj, të takoni autorin, përkthyesin, botuesin… Një takim promovimi i vërtetë për librin, pjesa më e rëndësishme e dijes dhe e kulturës. Panairi i Librit është një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që do të ketë si objekt, paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti, nëntor 2016-nëntor 2017. Ky panair bashkon të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.
Sigal