Operacion i gjerë antidrogë në Peqin, dalin të dhënat e para

554
Sigal

Një aksion i gjerë kundër lëndëve narkotike po zhvillohet në fshatin Proger të Peqinit.

Paraprakisht dyshohet për kapjen e një sasie prej rreth 200 kg drogë e llojit kanabis sativa, lënda e cila është transferuar në komisariatin e Peqinit.

Lënda narkotike ishte në proces tharje. Operacioni i mirëorganizuar u zhvillua pas hetimeve të kryera.

Dyshohet se kanabisi ka qenë në një objekt te pa banuar. Paraprakisht dyshohet të jetë shoqëruar një person. Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia lokale.