Nxënësit zhvillojnë mësimin në klasa pa ngrohje, fëmijët: Kemi ftohtë

145

Temperaturat e ulëta, disa gradë nën zero të ditëve të fundit, kanë nxjerr në pah një problem serioz në qytetin e Beratit, atë të mungesës së sistemit të ngrohjes në shkolla. Godina të trashëguara nga sistemi i kaluar e të paisura me oxhaqe, ku mungojnë sobat dhe lënda e parë, drutë dhe godina të ndërtuara viteve të fundit, ku sistemet e ngrohjes edhe në rastet ku janë vendosur nuk funksionojnë.

Prej ditësh nxënësit zhvillojnë mësimin në klasa tepër të ftohta, ku diku mungojnë drurë, diku sobat dhe diku nuk mban rrjeti i energjisë elektrike për të vendosur ngrohjet që vetë prindërit i kanë blerë. Nxënësit tregojnë se ata qëndrojnë në klasa me xhupa të trashë, kapuçë dhe dorashka.

“Është shumë ftohtë në klasë. Edhe ngrohëset i kemi blerë vetë por nuk mund ta ngrohin gjithë klasën një rezistencë me tre tela,edhe e energjia ikën shpesh. Sobat që janë me dru nuk i ndezin se nuk kanë sjellë dru”,-thonë nxënësit. Ata pohojnë se në këto kushte të ftohti e kanë shumë të vështirë për të mësuar dhe të pamundur për të shkruar në klasë. /Top Channel/