ISUV: Detyrimet ligjore, problematikat, përvojat dhe standardet për cilësinë dhe shërbimet

1119
Gazeta “TELEGRAF”
Zgjerimi i sistemit të menaxhimit në laboratorët e shëndetit të kafshëve, forcimi i kapaciteteve dhe rritja e besueshmërisë së rezultateve analitike
Departamenti i Menaxhimit të Cilësisë dhe Shërbimeve është një strukturë me varësi direkte nga Drejtoria. Ai e bazon aktivitetin e tij në përmbushjen e kërkesave të Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare për kontrollin dhe drejtimin e laboratorëve dhe strukturave të përfshira me ta.
Organizimi i Departamentit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Shërbimeve
Misioni i Departamentit është ngritja e kompetencës teknike të laboratorëve të provave, me qëllim që Laboratorët e Institucionit tonë, si i vetmi Institucion Reference në Shqipëri, të japin rezultate sa më të besueshme. Për këtë qëllim, stafi i Departamentit në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme ka marrë pjesë në të gjitha proceset apo aktivitetet e ISUV-it, si të tipit menaxhues, ashtu edhe teknik. Departamenti është i përbërë nga dy Sektorë:
1. Sektori i Menaxhimit të Cilësisë
Pjesë integrale e tij janë:
– Laboratori i Metrologjisë, i cili merret me kontrollin e brendshëm të instrumenteve matëse; Preparatoria Speciale, e cila merret me përgatitjen e terreneve kulturale;
– Zyra e Pritjes së Kampionëve, përgjegjëse për pranimin e kampionëve për laboratorët e Departamentit të Mikrobiologjisë Ushqimore e Monitorimit të Ujërave dhe Departamentit të Toksikologjisë, Monitorimit të Mbetjeve dhe Cilësisë.
2. Sektori i Burimeve Njerëzore dhe i Shërbimeve
Garanton zbatimin e procedurave për prokurimet e nevojshme, me qëllim realizimin në kohë të aktiviteteve të ISUV-it, si dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit në fuqi në fushën e administrimit të burimeve njerëzore.
Sipas objektivave institucionale, objekt i aktivitetit të Departamentit ka qenë ruajtja e standardeve të arritura në laboratorët e Akredituar të Departamentit të Mikrobiologjisë Ushqimore dhe zgjerimi i Sistemit të Menaxhimit në laboratorë të tjerë të ISUV-it.
Baza ligjore
Baza ligjore mbi të cilën ushtron aktivitetin ky Departament, është e mbështetur në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar për sa ka të bëjë me menaxhimin e cilësisë dhe të burimeve njerëzore, metrologjinë, kompetencën teknike të laboratorëve të provave dhe kalibrimeve. Në Aneksin 1 paraqiten termat e referencës së Departamentit.
Realizimi i objektivave dhe statusi i tyre në raport me detyrimet institucionale
Aktiviteti i departamentit ka qenë i orientuar kryesisht në këta objektiva:
o Ruajtja e akreditimeve; zgjerimi i sistemit të menaxhimit në laboratorët e Shëndetit të Kafshëve
o Zgjerimi dhe përmirësimi i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në Laboratorët e Departamentit të Toksikologjisë Monitorimit të Mbetjeve dhe Cilësisë
o Menaxhimi Qendror i Kampionëve për Diagnozë Veterinare; hartimi dhe zbatimi i planit vjetor të mirëmbajtjes së pajisjeve. realizimi i prodhimit të terreneve kulturare në kohë dhe cilësi, në përputhje me kërkesat e laboratorëve
o Menaxhimi i Kampionëve sipas Procedurave, Listës së Shërbimeve dhe Kritereve teknike të pranimit të kampionëve
o Njohja me legjislacionin mbi Statusin e Nëpunësit Civil dhe plotësimi i dokumentacionit në përputhje me të
o Ndjekja e problemeve/procedurave të ndryshme ligjore, në lidhje me problematika të veçanta
o Ndjekja e procedurave dhe prokurimeve dhe ato të blerjeve të vogla.
Objektivi i parë: Ruajtja e akreditimeve
Menaxhimi i Cilësisë është angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm në funksion të plotësimit të kërkesave të standardit ISO 17025 dhe trupave akredituese, si dhe identifikimin e Pikave Kritike përgjatë aktiviteteve të laboratorëve testues, të cilat mund të cenonin Sistemin e Menaxhimit, si rrjedhojë dhe ruajtjen e akreditimit. Për të realizuar këtë objektiv janë kryer verifikime të dokumenteve, referuar ndryshimeve në Referencat Normative; janë koordinuar aktivitetet për mbylljen e jokonformiteteve, si dhe sugjerimeve të lëna nga Vizitat Mbikëqyrëse të Trupave Akredituese; janë verifikuar proceset nëpërmjet Auditimeve të brendshme. Kështu, veprimet e ndërmarra për këtë qëllim konsistuan në: rishikimin e një sërë aktivitetesh, të cilat më pas u pasqyruan në rishikime të dokumenteve.
Tabela 1. Numri i dokumenteve të hartuara/të rishikuara gjatë vitit 2015. 
Procedura Menaxhuese Procedura Operative Udhëzues Regjistrime 
(mod. & skeda) Seksione të Manualit të Cilësisë
8 31 3 27 9
Objektivi i dytë:
1. Zgjerimi i sistemit të menaxhimit në laboratorët e shëndetit të kafshëve Forcimi i kapaciteteve dhe rritja e besueshmërisë së rezultateve analitike. Me zhvendosjen e Laboratorëve të Shëndetit të Kafshëve në ambiente të reja, me një investim të konsiderueshëm në infrastrukturë dhe pajisje, u punua në mënyrë intensive për: Trajnimin e personelit në lidhje me Standardin 17025:05, kërkesat e Menaxhimit dhe ato teknike që aplikohen në ISUV.
2. Përmirësimi i aktiviteteve në funksion të plotësimit të kërkesave të standardit. Janë kryer auditime dhe verifikime të shpeshta të laboratorëve, me qëllim përputhshmërinë e aktiviteteve që kryejnë laboratorët me kërkesat e standardit; janë asistuar laboratorët për hartimin e procedurave dhe modulistikave përkatëse.
Objektivi i tretë
o Zgjerimi dhe përmirësimi i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në Laboratorët e DTMMC-së
o Përmirësim i vazhdueshëm i aktiviteteve të STM-së në funksion të plotësimit të kërkesave të standardit
Laboratorët e Sektorit të Toksikologjisë dhe Mbetjeve kanë vite që punojnë sipas sistemit të menaxhimit të cilësisë, gjë që është vlerësuar dhe nga raportet e lëna nga vizitat inspektuese të FVO-së. Janë kryer verifikime dhe Auditime të Brendshme ku janë evidentuar problematikat dhe proceset që duhet të rishikohen. Për këtë arsye janë hartuar dhe rishikuar një sërë procesesh, procedurash për të qenë në përputhje me kërkesat e standardit.
Dokumentacioni i Miratuar për Sektorin e Toksikologjisë dhe Mbetjeve
Objektivi i katërt
Menaxhimi Qendror i Kampionëve për Diagnozë Veterinare sipas kërkesave të Standardit të Menaxhimit të Cilësisë. Për të siguruar një zhvillim sa më konform standardit, që në fillim të vitit u studiuan aktivitetet dhe proceset që realizoheshin në pranim të kampionëve të Diagnozës Veterinare, deri në lëshimin e Raportit të Provës. Një sërë dokumentesh u hartuan në formë drafti, të cilat pas konsultimeve me palët e përfshira u testuan praktikisht. Gjithashtu, nga mesi i vitit është punuar për menaxhimin e kampionëve të diagnozës nëpërmjet një sistemi digjital LabiS, i cili do të përmirësojë aktivitetet dhe dokumentacionin për sa i përket eficiencës dhe efektivitetit të këtij objektivi. Është studiuar rrjedha e informacionit, aktorët, aplikacionet, në mënyrë që programi të jetë lehtësisht i përdorshëm nga përdoruesit.
Objektivi i pestë
Hartimi dhe zbatimi i planit vjetor të mirëmbajtjes së pajisjeve. Për realizimin e këtij objektivi shih aktivitetin e Laboratorit të Metrologjisë.
Objektivi i gjashtë
Realizimi i prodhimit të terreneve kulturave në kohë dhe cilësi, në përputhje me kërkesat e laboratorëve. Për realizimin e këtij objektivi shih aktivitetin e Laboratorit të Preparatorisë Speciale.
Objektivi i shtatë
Menaxhimi i Kampioneve sipas Procedurave në fuqi. Për realizimin e këtij objektivi shih aktivitetin e Zyrës së Pranimit të Kampioneve.
Sigal