Nuk ishte regjistruar ndonjëherë një fshehje e tillë. Kapet 100 mln euro kokainë

227

Një sasi prej 384 kg kokainë u sekuestrua nga policia australiane ndërsa dy burra përfunduan në pranga në Uellsin e Ri Jugor.

Sasia e drogës është ndër më të mëdha të kapura nga policia dhe përfaqëson thuajse gjysmën e sasisë së kokainës të kapur vitin e shkuar në kufijtë australian.

Vlera e lëndës narkotike është rreth 100 milionë euro nëse do të shitej në tregun me pakicë. Droga u gjet e fshehur në një ekskavator gjigant e dërguar nga Afrika e Jugut.

Lënda narkotike u zbulua përmes kontrolleve të rrezeve X, pavarësisht fshehjes tepër të sofistikuar, pasi mjeti nuk jep te asnjë shenjë që ishte manipuluar.

Policia tha se i duhen dy ditë për të hapur ekskavatorin e dytë dhe për të hequr kokainën.

Megjithëse origjina e tij nuk dihet ende, kokaina është besohet të jetë drejtuar për në Kanberra dhe pjesët më rurale të Australisë, duke përfshirë rajonin e saj Snowy Mountains.