Nis protesta në Tiranë / Policia tentativë për shpërndarje

259
Sigal

Policia ka nisur tentativat për të shpërndajë qytetarët në sheshin Skënderbej.

Ata ishin mbledhur fillimisht aty për të vijuar më pas drejt ministrisë së brendshme dhe Kryeministrisë.

“Edi Rama na i ka sjellë në majë të hundës”, tha një prej qytetareve për mediat aty.

“Ja ku po na terrorizojnë sërish, shpërndahuni, shpërndahuni”, shprehet një prej vajzave protestuese.

Ndërsa aktivisti Genc Sejko u shpreh se, protesta është e drejtë qytetare.

Sipas informacioneve, rreth 1500 policë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së sotme që shënon ditën e pestë të saj.