Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës amerikane: Ju ndihmojmë të shkoni në SHBA nëse…

759
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në faqen e Facebook për viktimat e dhunës në familje. Sipas njoftimit të ambasadës, viktimat e dhunës mund të marrin ndihmë nga SHBA, pavarësisht statusit të tyre të emigrimit.

“Nëse doni të emigroni në Shtetet e Bashkuara për të jetuar përgjithmonë, duke ndjekur ligjet amerikane të imigracionit ne ju mirëpresim. Ne duam që ju të dini, në të gjitha rrethanat, dhuna në familje, sulmet seksuale dhe abuzimi i fëmijëve janë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe garantohen me ligj. Të gjithë viktimat e dhunës në familje, pavarësisht nga statusi i imigracionit, mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmë”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Departamentit Amerikan.
Për më shumë informacion vizitoni: https://goo.gl/1wt3re
Sigal