Nesër lexoni/ Ndriçim Kulla: Kryetari i Bashkisë së Beratit që më befasoi pozitivisht dhe disa probleme mbi promocionin….

74
Kryetari i Bashkisë së Beratit që më befasoi pozitivisht dhe disa probleme mbi promocionin e restaurimin
Ndriçim Kulla
Berati për mua ka qenë gjithmonë si një enigmë që duhet zbuluar. I ngjashëm në pamjen arkitektonike tradicionale me Gjirokastrën, qyteti i “një mbi një dritareve”, siç e quajnë, ndoshta nuk e ka famën e Gjirokastrës, sepse nuk ka nxjerrë një shkrimtar të rangut të Kadaresë që të shkruajë për të, siç pati fatin Gjirokastra. Berati ende e pret një penë të madhe që të shkruajë për magjitë e bukurisë arkitekturore pothuajse unike dhe për bukuritë natyrore të tij. Megjithatë, Berati i ka entuziazmuar udhëtarët e huaj që kanë shkruar për Shqipërinë, jo më pak se Gjirokastra. Unë e kam zakon që në udhëtimet e mia, brenda dhe jashtë vendit, të mbaj shënime, të cilët mendoj se një ditë do t’i përdor për një libër me përshkrime dhe mbresa udhëtimesh. Ndonëse kjo ditë nuk do të jetë e afërt, herë pas here nxjerr copëza nga këto shënime për ndonjë artikull në shtyp. Kështu bëra edhe me rastin e udhëtimit tim të fundit në Berat para pak ditësh. Në shënimet e mia shumë rrallë zënë vend qeveritarët lokalë, dhe prej tyre asnjë nuk më pati entuziazmuar aq sa t’ i bëja një portret. Si botues dhe njeri i letrave kam krijuar rezerva për disa nga qeveritarët tanë lokalë, pasi kam konstatuar, se librin nuk e kanë as në radhën e fundit të shqetësimeve të tyre. U pëlqen të fotografohen….





Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….