Në Shqipëri janë futur dhe përdoren mbi 5000 targa false, të prodhuara me porosi në Maqedoni

3465
Vjollca KUTA
Krimi në Shqipëri është sofistikuar aq shumë dhe po vepron aq lirshëm, jo thjesht dhe vetëm për shkak të fuqisë së tij logjistike e financiare, por edhe për shkak të dobësisë së shtetit, që ka detyrë ta gjurmojë, ta hetojë, zbulojë, parandalojë, paralizojë e të godasë, por që në shumë raste e lloje krimesh, kjo gjë nuk është bërë, ndaj dhe gjendemi përballë veprimit të fuqishëm të krimit, në çdo sektor, duke u maskuar. Burime nga shërbimet e specializuara dhe të krimit ekonomik-financiar brenda e jashtë Ministrisë së Brendshme, bëjnë me dije një fakt, që përveçse me Pasaporta e Karta Identiteti false, lidhet edhe me qarkullimin e lirshëm, me automjete me targa false, duke qarkulluar në gjithë territorin shqiptar e madje edhe në qendër të Tiranës, Elbasanit, Fierit, Vlorës, Durrësit, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës. Me automjetet me targat false, ata kanë guxuar të qarkullojnë edhe jashtë Shqipërisë në rajon dhe vendet e BE-së. Në informacionin konfidencial, që këto burime kanë dhënë për gazetën “Telegraf”, thuhet se grupet dhe individët që kryejnë veprimtari kriminale dhe ata që janë në kërkim nga drejtësia, vazhdojnë të lëvizin me automjete me targa false, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes. Këtë element krimi që bëhet për t’iu fshehur krimit, policia dhe shërbimet sekrete shqiptare e dinë dhe sipas tyre, ka nisur një operacion special për të kaluar në filtër të gjithë targat dhe lejet e qarkullimit të automjeteve që janë regjistruar në Shqipëri e që janë në qarkullim. Bëhet fjalë për afro 5000 targa shqiptare false, që përdoren për qarkullim nga bosët, grupet dhe individët e botës së krimit. Sipas informacionit, thuhet se këto targa janë prodhuar në Maqedoni dhe janë futur në Shqipëri, ku edhe përdoren në automjetet e tyre, nga ata që i kanë blerë, enkas për t’iu shmangur ndjekjes policore, e cila ka në “dorë” listat e tyre emërore dhe i kërkon brenda territorit shqiptar, por nuk po evidenton dot, se cilat janë targat false që përdoren nëpër automjetet me të cilët ata qarkullojnë e “punojnë” të qetë. Sipas të dhënave, këto janë targa me numër e shkronja, të njëjta me targat e ligjshme që janë në qarkullim. Këto targa, janë prodhim “origjinal” si standardi targave shtetërore shqiptare, që shpërndajnë shërbimet e transportit rrugor dhe që regjistrohen edhe në policinë e qarkullimit rrugor dhe në institucione të tjera kontrolluese e ligj-zbatuese. Afro 3 vite më parë, janë kapur automjete me targa të vjedhura, të gjetura në rrugë apo të automjeteve të përfunduara “skrap” nëpër “varreza makinash”, por edhe të targave të sajuara me peciglas, të cilat përdoreshin nga individë kundërvajtës administrativë. Ndërsa sot, flitet për një realitet alarmant, mbasi kemi të bëjmë targa automjetesh të “porositura” jashtë Shqipërisë, që po përdoren nga bota e krimit brenda territorit shqiptar e madje edhe për qarkullim në vendet e Rajonit e të BE, për t’i shpëtuar drejtësisë e madje, për të fshehur krimet, mbasi thuhet se për një automjet, ata ndërrojnë targat disa herë!

Dy tenderë, pa koment, tregues abuzimi fondet e buxhetit dhe taksat publike
Në 20 bashki, 3 muaj pa u paguar ndihma ekonomike, ministri Ahmetaj blen 200 milionë lekë bileta avioni
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, adresa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Tiranë, E-mail [email protected]
2. Lloji i procedurës: “Marrëveshje Kuadër” – Tender i Hapur, me mjete elektronike.
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje bileta të transportit ajror ndërkombëtar”.
4. Fondi limit: 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) lekë (pa TVSH), vënë në dispozicion nga Buxheti Shtetit 2017.
5. Vlera totale përfundimtare e kontratës/marrëveshjes kuadër: Për një afat 2-vjeçar, nga data e
lidhjes së saj, me vlerë: 160 000 000 lekë (pa TVSH), me kuotë fitimi me të ulët të fitimit, të shprehur në përqindje 1 %.
6. Data e lidhjes së kontratës /marrëveshjes kuadër: 09.11.2017

Ujësjellësi-Tiranë po vazhdon “zullumet”, 245 milionë lekë për printimin e faturave të 1 muaji
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a., adresa “Rruga “5 Maji”, pranë Medresesë-Tiranë, Tel/Fax +355 4 222 5572, E-mail [email protected]
Faqja e Internetit www.ukt.al
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Procedurë e hapur.
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Kryerja e shërbimit të printimit dhe zarfimit të faturës
mujore të ujit”
4. Fondi limit 21,000,000 (njëzet e një milionë) lekë pa TVSH
5. Vlera totale e kontratës: 24,582,000 (njëzet e katër milionë e pesëqind tetëdhjetë e dy mijë) me
TVSH.
6. Data e Kontratës: 09/11/2017
Pazaret mes drejtuesve dhe firmave private, si dhe ulje-ngritjet fiktive të vlerave, shtyjnë tenderët 
MALIQ/Bashkia shtyn tenderin për gabime dhe moskualifikim të asnjë firme
Njofton se anulohet procedura e prokurimit “Kërkesë për propozim, prokurim elektronik, me objekt: “Blerje material për ngrohje, pelet”, me fond limit 1.157.800 (një milion e njëqind e pesëdhjetë e shtatëmijë e tetëqind) lekë pa TVSH, zhvilluar në datën 13. 10. 2017, ora 11:00, pasi nuk është kualifikuar asnjë operator ekonomik.
KORÇË/Drejtoria e Rezervave, shtyn tenderin për ulje vlere të shitjes së mallrave
Drejtoria rajonale e Rezervave-Korçë, njofton se anulohet ankandi me Nr. ref. 13/A 2017, njoftim i
publikimit të së cilit është botuar në “Buletini i Prokurimeve Publike” Nr. 42, datë 23.10.2017 faqe 249- 251 , parashikuar për tu zhvilluar më datë 14. 11. 2017, ora 11, mbasi nuk u paraqit asnjë ofertues, ankandi do të përsëritet nga e para.
Autoriteti i Mediave Audiovizie, shtyn tenderin 56 milionë lekë, ka bërë llogaritjet gabim!?
Anulon procedurën me objekt: “Blerje pajisje teknike operacionale”, me objekt “Blerje pajisjesh teknike operacionale”, mbasi konstatoi, se vlera e fondit limit të hedhur në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, gjatë krijimit të dosjes së tenderit, nuk korrespondon me vlerën ekzakte, sipas njoftimit të kontratës e cila është kjo: 4,793,333 lekë, pa TVSH. 
MALLAKASTËR/ Zyra Arsimore anulon tenderin
Autoriteti kontraktor Zyra Arsimore Mallakastër njofton se anulohet procedura e prokurimit, Kërkesë për Propozim me objekt “Blerje Mjete Didaktike” me fond limit 3 616 747 (tre milionë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetëmijë e shtatëqind e dyzetë e shtatë) lekë pa TVSH, që do të zhvillohej në datën 23.11.2017, ora 10.00, për shkak se janë ngarkuar gabim, dokumentet standarde të këtij tenderi.” 
Sigal