Plagoset me armë zjarri, shqiptari në Athinë

218
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Athinë, ku një shqiptar mësohet se ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri.

Ngjarja raportohet se ndodhi në lagjen Patision. Të përfshirë në këtë incident janë edhe disa shqiptarë.

Sipas të dhënave paraprake dy rrugica larg pikës ku u ndodhi ngjarja, polici greke ndaloi automjetin e dëmtuar nga plumbat, me dy shqiptarë dhe një gjeorgjiane.

Një nga dy shqiptarët është plagosur me armë në shpatull, ndërsa plumbat kanë thyer xhamat e makinës.

Shqiptarët denoncuan se u qëlluan me armë në rrugicat afër postbllokut të policisë, nga persona të paidentifikuar.

Policia vijon hetimet për ngjarjen në një orar me shumë qarkullim dhe rrugët plot qytetarë.