Në kërkim për prerje pemësh, dy shqiptarët me kartelë të kuqe në Interpol

580
Sigal

Interpol ka publikuar listën e ditës, me shtatë më të kërkuarit.

Në këtë listë bie në sy se dy prej tyre janë shqiptarë, të cilët kërkohen nga autoritetet greke. Shqiptarët e kërkuar janë Ergest Memo dhe Taulant Memo, të dy nga Korça. Shqiptarët janë me kartelë të kuqe në listën e Interpol.

Dy korçarët janë shpallur në kërkim nga shteti grek me akuzën e prerjeve të paligjshme të pyjeve, që kanë shkaktuar një dëm prek 10.000,00 euro.

Mbi Taulant Memon, rëndon akuza e dyfishtë për armëmbajtje pa leje.