Ndërtimi i Unazës së Madhe, javën tjetër përfundon shembja e 100 objekteve

489
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit vijon shembjen e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Ky aksion do të vijojë edhe në ditët në vijim të muajit gusht. Prej më shumë se tri javësh, fadromat e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kanë shembur mbi 50 objekte, për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe. Aksioni është përqendruar në të dy krahët e rrugës pranë Shkollës Teknologjike. Janë mbi 100 objekte, një, dy dhe trekatëshe, që do të shemben për ndërtimin e këtij projekti. Pjesë e shembjeve janë dhe disa karburante që janë ndërtuar në gjurmët ku do të kalojë Unaza e Madhe. Brenda 15 gushtit, pritet të përfundojë shembja e të gjitha objekteve që preken nga ky ndërtim. Ndërsa pastrimi i inerteve do të kryhet po nga ky inspektorat.
Sigal