Ushqimet mbrojtëse nga rrezet e diellit

552
Sigal

Gjatë verës një kujdes të veçantë duhet të kushtojmë në lidhje me ushqimin që ne konsumojmë. Gjatë kësaj stine lëkura është një element që përballet me rrezet e forta të diellit, të cilat janë dhe shkaktarë të rrudhave që krijohen në lëkurë. Për të mbajtur lëkurën e hidratuar një rëndësi të veçantë ka përdorimi i ushqimeve me përmbajtje antioksiduese.

Disa nga ushqimet që ju mund të përdorni gjatë verës si një mënyrë e mirë për të pasur një lëkurë të shëndetshme janë:

Sallata jeshile
Është një ushqim që ndihmon në parandalimin e diegies nga dielli dhe plakjen e parakohshme. Gjethet e sallatës jeshile janë të pasura me vitaminë A, e cila mbron lëkurën nga radikalet e lira. Këshillohet të konsumohet 2 herë në ditë.

Domatja
Perime e cila në përmbajtje të saj ka vitaminën C, e cila ndihmon për të parandaluar rrudhat. Ka përmbajtje të lartë uji dhe nëse e konsumoni në mëngjes, ju ndihmon të keni lëkurë të hidratuar gjatë gjithë ditës.

Brokoli
Brokoli është i pasur me vitamina esenciale përfshirë vitaminat A dhe C. Parandalon djegien nga dielli dhe sigurisht ka përfitime të shumta shëndetësore.

Kastraveci
Duke qenë se ai përmban 94 % ujë, ju ndihmon për të pasur lëkurë të hidratuar dhe të ushqyer. Një kastravec i ftohtë është ushqimi më i mirë për të luftuar vapën dhe djegien nga dielli.