Ndërrohet transformatori në Kashar, OSHEE: Ja zonat pa energji

517
Disa zona në kryeqytet nuk do të kenë energji elektrike, pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të ndryshojë transformatorin në Kashar, i cili bën të mundur furnizimin e këtyre zonave me energji.
OSHEE bën të ditur se, sot nga ora 09:00-14:00 do të ketë mungesë energjie në disa zona: Yzberisht, Pallatet në Fushën “Misto Mame”, Top Channel, Pallatet “Giron”, “Lin Konstration”, Kashar, Kamëz, Bashkia Kamëz, Valiasi i Ri, Frutikultura.
Po ashtu, sipas Oshee-së kufizime të energjisë do të ketë dhe në zonën e Zogut të Zi, ku grupet e OSHEE do të rinisin sot punimet për zhvendosjen e shtyllës elektrike nga trotuari në rrugën “Don Bosco”.
Për arsye sigurie, Oshee thotë se, do të stakohet energjia në disa fidra nga ora 12:00-16:00 e për pasojë nuk do të kenë energji elektrike disa zona si: “Zogu i Zi”, “Fusha e Aviacionit” dhe Lapraka. 
Sigal