Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim, me identitet ndryshe

506
Policia Kufitare në Bllatë ndaloi një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Andon Truka, 48-vjeç dhe banues në Bulqizë, u vu në pranga pasi kërkohej nga autoritetet italiane.
Sigal

Autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Sipas të dhënave, i ndaluari kishte ndryshuar identitet, pasi njihej me emrin Agron Truka, mirëpo pas hetimeve, është konstatuar se bëhej fjalë për të njëjtin person.