Zgjedhjet për Kryebashkiak, ngrihen grupet e numërimit. Votuan 11.2% e kolonjarëve,

497
Sigal

Po vijon normalisht dhe pa incidente proçesi i votimit  për kreun e Bashkisë në Kolonjë.

Deri në orën 10:00 pjesmarrja në votime ka qenë 11.2%.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj,  në një deklaratë për mediat tha se janë ngritur grupet e numërimit, dhe sot Administrata e KQZ-së do t’ trajnojë të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit të votave të emëruar nga KZAZ-ja nr. 73, në mënyrë që të respektohen me rigorozitet të gjithë procedurat ligjore sipas Kodit Zgjedhor, gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit në VNV.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën apel të gjithë zgjedhësve të Bashkisë Kolonjë, që të shkojnë pranë qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.