Naftëtarët dhe minatorët protestojnë para kryeministrisë për Statusin

600
Sigal

Dje, minatorët dhe naftëtarët kanë protestuar fuqishëm para kryeministrisë për të kërkuar miratimin e Statutit të Minatorit dhe zbatimin e Statusit të Naftëtarit. Qeveria edhe më para kishte premtuar se do ta miratonte Statusin e Minatorit, mirëpo deri tani ende nuk është bërë asgjë. Ndërkohë, ministria e Financës përgatit një projektligj, ku kërkon të mos zbatohet shpërblimi i naftëtarëve sipas Statusit të Naftëtarëve, me 1 %, për çdo vit pune, por të japë një shpërblim 0,6 % dhe ta quajnë si ndihmesë financiare.