“Zero çështje për Presidentin në Kushtetuese”, Meta: Duan të spostojnë vëmendjen nga probleme të tjera. Ato që ndodhën tek selia e PD të stisura. Këtu do më keni dhe 30-40-50 vitet e ardhshme

188
Sigal

Ilir Meta deklaroi se ka zero çështje për Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese dhe kudo, duke e përsëritur. Kreu i Shtetit e cilësoi të stisur dhe të mirëorganizuar situatën në selinë e PD dhe tha se duan të largojnë vëmendjen nga çështje të tjera.

“Zero çështje për Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese dhe kudo. zero, zero, zero. Ata që duan të spostojnë vëmendjen nga çështje të tjera. Vota e lirë. Ilir Meta nuk ka ndërmend që për karrigen e pres të thërrasë pop shqiptar ama për të mbrojtur votën e lirë, për të zbardhur aferat kriminale qindra miliona euro. Ato që ndodhin tek selia janë përpjekje të stisura, të mirëorganizuara për të larguar vëmendjen.

Kështu që asnjë shqetësim për atë çështje. Në qoftë se do kishte thënë Gjykata që dekretet e presidentit ishin antikushtetuese do shkonim në Gjykatat europiane, jo vetëm për të mbrojtur qytetarët shqiptarë, por dhe ata europianë se përbën precedent. Unë nuk mund të rri, Durrësi, probleme shumë të mëdha dhe qytete të tjera me probleme, nuk mund të rri indiferent”, tha Meta.

Ai premtoi se do jetë këtu dhe për 50 vitet e ardhshme dhe se do jetë në krye të të gjitha përpjekjeve për vendosjen e sovranitetit të qytetarëve.

“Mos kini merak se 30-40-50 vitet e ardhshme këtu do më keni. Mos u shqetësoni. Do jem në krye të gjitha përpjekjeve për vendosjen e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Meta.