U rrëzua teksa po ndizte qirinj në Kishën e Laçit, ndërron jetë rrugës për në spital 70-vjeçarja

99
Sigal

Humb jetën një besimtare në Kishën e Shna Ndout në Laç. E moshuara është dërguar për në spitalin e Traumës me autoambulancën e Laçit pasi ka marrë plagë të rënda. Mirëpo, për fat të keq ajo ka ndërruar jetë rrugës për spital.

Dyshohet se 70-vjeçarja u rrëzua teksa ishte në pelegrinazhin e kishës, në momentin që po ndizte një qiri. Ndërkohë, ende nuk duhen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

E marta e 14-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën e “Shna Ndout” në Laç. Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë.