Moti i keq përfshin gjithë vendin, stuhi e fortë, rrëzohen pemë. Sinoptikanët paralajmërojnë se…

664
Sigal

Moti i keq do të përfshijë të gjithë vendin pasditen e kësaj të enjteje. Siç parashikuan edhe meteorologët, dita e sotme, sjell rrebeshe shiu ne te gjithe vendin, me te dukshme ne zonat jugore-juglindore.

Sakaq, kanë nisur edhe problemet e para, për shkak të erës së fortë.

Në Fier, sic duket nga pamjet që sjellim më poshtë, publikuar në mediat lokale, nga stuhia e forte ne Fier, qyteti është mbuluar nga re e dendur pluhuri.

Ndërsa ka shkaktuar edhe rrezimin e një peme fatmirësisht e cila nuk ka sjellë pasoja në njerëz, pervecse eshte bërë i veshtire kalimi i automjeteve.

NJOFTIMI NGA SHMU:

Për pjesën e parë të ditës vendi ynë është ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por prej momentit që po flasim mbi vendin tonë po depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Aktualisht reshjet e shiut kanë prekur qytetin Shkodrës dhe atë të Korcës dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin.

Në këtë mënyrë vranësirat do të vijnë gradualisht në shtim deri të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht pranë relieveve të larta kodrinore dhe ato malore – në kohë afatshkurtër – reshjet me intensitet deri të lartë në formë rrebeshesh shoqëruar me breshër. Kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë të vrullshme gjatë zhvillimit të stuhive.

Reshjet do të vazhdojnë deri në orët e para të ditës së nesërme dhe njëkohësisht pritet edhe një rënie e temperaturave minimale duke prekur vlerat nga 10ºC në relievet malore deri në 18ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.