Mitmarrja, pezullohen nga detyra zv.dekani dhe pedagogu në Shkodër

70

Pas
arrestimit nga polica për “mitmarrje”, universiteti i Shkodrës pezullon nga
detyra zv.dekanin e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Roakin Daberdaku dhe
pedagogun Simon Lufi. Duke u distancuar nga ngjarja, Rektorati ka dhënë
mbështetje për transparencë maksimale në këtë proces.

Një hetim i prokurorisë zbuloi se
disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në
Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e
sekserëve kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve në vlera
monetare që varionin nga 200-700 euro për provim. Me ndihmën e sekserëve,
përkatësisht Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, dy pedagogët e arrestuar ndihmonin
studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në
degën e Historisë.

Bëhej fjalë për nota kaluese në
provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për
regjistrimin në Master. 9 personat e përfshirë në këtë skemë mes tyre pedagogë
dhe studentë u ndaluan, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim. Ndërsa sipas
burimeve për ‘News24’ priten të tjera arrestime.