Dhunohet Shtëpia e Alfabetit në Manastir

522
Sigal

 

Shtëpia e Alfabetit në Manastir
është vandalizuar pikërisht në Ditën e Alfabetit. Në muret e saj janë shkruar
parrulla anti-shqiptare si dhe është vizatuar kryqi i thyer nazist.

Derës
së shtëpisë-muze i janë thyer xhamat dhe në mure është shkruar “Vdekje për
shqiptarët”.
 

Ende nuk dihen autorët e këtij akti vandal, i cili ndodh në
Ditën e Alfabetit, kur muzeun e vizitojnë shumë njerëz nga të gjitha trojet
shqiptare.