Trau i parkut/ Vendimin që revoltoi banorët e Divjakës, e firmosi Erion Braçe

175

Për ironi të fatit, vendimi për tarifat në parqet kombëtare është nënshkruar nga zv.kryeministri i asaj kohe, Erion Braçe, i cili reagon në rrjetet sociale në mbrojtje të protestës së banorëve.

Sigal

Prej të paktën pesë ditësh, banorët e Divjakës janë ngritur në protestë dhe kundërshtojnë vendosjen e një trau, i cili i detyron të paguajnë një tarifë 50 lekë për hyrjen në Parkun kombëtar, e cila është edhe rruga drejt bregdetit të Adriatikut. Gjatë ditëve të fundit, Agjencia Rajonale e Mbrojtjes së Mjedisit ka vendosur infrastrukturën për ndërtimin e traut dhe zyrës së pagesës së tarifave, në mes të rrugës së Parkut. Kjo infrastrukturë është dëmtuar nga banorët protestues, të cilët vijojnë të qëndrojnë të bindur se vendimi për traun e pagesës është kundër interesave të tyre dhe të të gjithë lokalitetit. Protesta u shoqwrua me pwrplasje mes banorwve dhe Policisw tw cilwt bwnw edhe shoqwrimin e 5 prej tyre nw ambientet e Komisariatit. Trau i pagesës po ndërtohet në bazë të një vendimi të miratuar në qendër të Tiranës, në selinë e kryeministrisë, në fund të Dhjetorit 2020. Dhe, për ironi të fatit, vendimi për tarifat në parqet kombëtare është nënshkruar nga zv.kryeministri i asaj kohe, Erion Braçe, i cili reagon në rrjetet sociale në mbrojtje të protestës së banorëve. Në vendimin nr. 1156, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, Këshilli i Ministrave parashikon ndër të tjera edhe tarifat për hyrjen në parqet kombëtare. Në atë vendim thuhet se në parqe kombëtare, ku përfshihet edhe Divjaka, hyrja për qytetarët në këmbë apo me biçikleta, tarifa është 50 lekë. Kjo shumë rritet, në bazë të mjetit të transportit që do të hyjë në këto zona. “Mjete të çfarëdolloj me kapacitet deri në 5persona150 lekë/ditë/mjeti; Mjete të çfarëdolloj me kapacitet 6 deri në 10 persona200 lekë/ditë/mjeti; Mjete të çfarëdolloji me kapacitet 11 deri në 20persona250 lekë/ditë/mjeti; Mjete të çfarëdolloj me kapacitet 21 deri në 50 persona, 300 lekë/ditë/mjeti…”, thuhet në VKM, të nënshkruar nga Erion Braçe, në mungesë të kryeministrit shkruan Boldnews.al. Megjithatë, Braçe aktualisht ka qëndrim sqarues për traun. “Vendosja e një trau me pagesë është e paligjshme. Nuk ka rrugë tjetër që të nxjerr në bregdet”, thotë Braçe. Në gjykimin e tij, “vendosja e pagesës në një aks kombëtar është e paligjshme. Unë do të ndërmarr çdolloj nisme për të goditur këtë paligjshmëri. S’kam asnjë komunikim me Ministrinë e Mjedisit. Nga ajo ministri buron e gjithë ajo arrogancë. Zyrtarët e Bashkisë Divjakë janë kërcënuar se do “fluturojnë” nëse pengojnë vendosjen e traut. Bashkia e ka pezulluar vendosjen e traut”.