MJEKËSIA/ Moti i ftohtë dobëson indin lidhor duke formuar rrudhat, plasaritjet, tharjet dhe skuqje në të

181
Sigal

Pse duhet ta ushqeni lëkurën në dimër?

Katër këshilla të thjeshta për të pasur një lëkurë të butë dhe të ushqyer gjatë gjithë sezonit të ftohtë të dimrit. Moti i ftohtë mund të dobësojë kolagjenin, indin lidhor që ruan elasticitetin dhe bukurinë e lëkurës, duke ndikuar në formimin e rrudhave, plasaritjeve, tharjeve e skuqjeve në të. Fytyra e duart janë pjesët që i vuajnë më shumë pasojat e dimrit, ndërsa trupi është disi më i mbrojtur.

Si ta ushqjeni lëkurën?

Kremi ushqyes do të mbushë gropëzat dhe plasaritjet e lëkurës, duke rikthyer elasticitetin dhe duke i dhënë butësi lëkurës. Kujdesuni të përdorni një krem më mirë sesa një locion, sepse kremi duke pasur një përbërje më të trashë, përmban më shumë vaj (yndyrë) dhe e mbron lëkurën më gjatë sesa një locion që ka më shumë ujë në përbërje. Kërkoni produkte që të kenë në përbërje të tyre: glicerinë, petrolatum, lanolinë, vaj jojoba, vajra mineralë.

Cilët janë disa nga mbrojtësit e lëkurës?

Mos harroni se, edhe dielli i dimrit mund t’jua djegë lëkurën, nëse qëndroni gjatë jashtë. Kujdesuni të përdorni një të tillë me faktor mbrojtës SPF 30. Ndryshe nga kremrat mbrojtës të diellit që përdorni në plazhe e gjatë verës. Mbrojtësit nga dielli që përdoren gjatë dimrit, zakonisht pastrohen lehtë nga uji (treten lehtë në ujë).

Çfarë ndodh me duart dhe këmbët?

Dhe duart do t’jua dinë për nder. Nëse edhe me doreza, lëkura e duarve ka probleme me të ftohtin e dimrit, atëherë para se të bini të flini, vendosni një shtresë kremi për duar dhe vini dorezat (pambuku). Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me këmbët nëse vuan nga thatësia (një shtresë kremi dhe një palë çorape).

Shkaqe të mundshme të problemeve të lëkurës në dimër

Shtresa e jashtme e lëkurës tuaj përmban yndyrë natyrale dhe qeliza të vdekura, të cilat mbajnë ujin në brendësi. Kjo ndihmon në mbajtjen e lëkurës të butë, të hidratuar dhe të lëmuar. Temperaturat e ftohta mund të ndikojnë negativisht në lëkurë, pasi ajri i ftohtë, lagështira e ulët dhe era me shumë intensitet, mund të heqin nga lëkura hidratimin aq shumë të nevojshëm. Në të njëjtën mënyrë, ngrohja e tepërt dhe dushi me ujë shumë të nxehtë në ambientin e brendshëm, mund të ndikojë në të njëjtën mënyrë. Situatat me temperatura ekstreme shkaktojnë humbjen e yndyrës natyrale në lëkurë. Një veprim i tillë largon hidratimin, duke na shfaqur një lëkurë të thatë dhe me shumë mundësi një acarim dimëror. Shumica e këtyre trajtimeve janë pa shumë kosto dhe nuk kërkojnë recetë mjekësore. Hidratuesit janë hapi i parë i mbrojtjes në temperaturën e ftohtë. Aplikoni hidratues disa herë në ditë, sidomos menjëherë pas banjës dhe larjes së duarve. Vazelina është një hidratues shumë efektiv. Vajrat natyrale, si vaji i ullirit apo vaji i kokosit mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar. Pomadat me kortizonikë, të cilët mund të merren duke u konsultuar me mjekun për mënyrën e përdorimit, mund të ndihmojnë në reduktimin e skuqjes, kruarjes dhe inflamacionit.

Çfarë efekti ka uji?

Uji e zhvesh lëkurën nga 8 yndyra, kështu që kujdesuni më shumë gjatë larjes së saj në

dimër. Përdorni pastrues pa sapun, të cilët nuk e thajnë shumë lëkurën. Lajeni fytyrën me pastrues vetëm në mbrëmje, kur pastroni grimin dhe papastërtitë. Nuk është e nevojshme larja me pastrues edhe në mëngjes, mjafton vetëm një shpëlarje me ujë të vakët, ndoshta pasi keni vendosur pak krem zbutës në të, nëse vuani nga tharja e tepërt e lëkurës gjatë dimrit. Kur lani fytyrën me pastrues, përdorni ujë të vakët dhe më pas një shpëlarje të ftohtë. Shpëlarja me ujë të ftohtë, mbyll enët e gjakut dhe e qetëson lëkurën, duke qenë se e mban brenda saj zbutësin. Lyeni dhe dilni nga dushi sa më shpejt të jetë e mundur. Në fund mos harroni të vendosni kremin zbutës dhe ushqyes të lëkurës brenda 3 minutave që keni dalë nga dushi.

Fytyra e duart janë pjesët që i vuajnë më shumë pasojat e dimrit, ndërsa trupi është disi më i mbrojtur. Katër këshilla të thjeshta për të pasur një lëkurë të butë dhe të ushqyer gjatë gjithë sezonit të ftohtë të dimrit.

Shenjat e acarimit në dimër:

  • skuqje
  • ënjtje
  • kruarje
  • ndjeshmëri dhe luspëzim
  • puçrra dhe vezikula të vogla
  • ekzema
  • rosacea
  • dermatiti
  • alergji të ndryshme
  • astma
  • lëkura tepër e ndjeshme

 

Mjekime popullore

Lule Basani për majasëllin

Për sëmundjen e majasëllit merrni 1 lugë me gjethe lule Basani 5 gr, bar Pezmi 5 gr, kamomil 5 gr, gjethe Sherebele 3 gr. Ziejini në 500gr ujë në një enë të mbuluar. Pas 30 minutave, kullojeni dhe pihen 3-4 doza në ditë, me pak mjaltë. Mjekimi vazhdon 5-7 ditë.

Gruri për mushkëritë

Për mushkëritë përdorni krunde gruri. Lërini derisa të zbuten mirë dhe thartohen, duke i përzierë çdo ditë. Kur uji në të cilin keni hedhur krundet është thartuar si birra, pimë prej tij 1 gotë në ditë. Kjo recetë iu shërben sidomos të sëmurëve me plagë në mushkëri, për t’u pakësuar dhimbjen dhe për t`ua qetësuar atë.

Kamomili për sklerozën

Në të gjitha rastet e sklerozës përdorni 6 lugë gjelle lule kamomili, 300 ml uthull, 3 lugë gjelle mjaltë. Hidhen në një litër ujë dhe ziejini një minutë. Ena lihet e mbuluar 20-30 min, pastaj kullohet. Pihet një filxhan dy herë në ditë.