Avari në linjën 110kV, ndërpritet energjia elektrike në një pjesë të kryeqytetit dhe në Durrës

55
Sigal

OSHEE njofton për një avari në linjën 110kV, që ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për abonentët Tiranë dhe Durrës.

Sot rreth orës 14:00 një pjesë e Tiranës mbeti pa energji elektrike për afro 15 minuta për shkak të avarisë në rrjetin 110kV të OST – akset Tirana 2-Selitë-Sharrë.

Kjo solli ndërprerje të energjisë në disa n/stacione të OSSH, përfshi dhe Spitallën në Durrës.

Pas disa manovrimeve u bë e mundur rikthimi energjisë elektrike në zonat e prekura kryesisht (Tiranë e Re, Selitë, Kombinat, etj), si dhe në disa lagje të Durrësit (Spitallë, Durrësi i Ri ‘ish-këneta’, rruga “Aleksandër Goga”).

OSHEE sqaron se për shkak të kësaj avarie, dy fidera të Nënstacionit Selitë janë normalizuar pas 40 minutash, duke bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike edhe në zonën e ish-bllokut.

Ndërkohë që bëhet e ditur se për shkak të zjarrit te parkingu i pallatit tek Unaza e Re, është dashur të stakohet energjia në zonë përreth 20 minuta.