Xherdan Shaqiri protagonist. Lojtari me origjinë shqiptare ka realizuar një gol fantastik në ndeshjen e MLS mes skuadrës së tij, Chicago Fire ndaj Montreal. Goditja kirurgjikale e Shaqirit përfundoi në rrjetë, me tifozët në tribuna që shpërthyen në festë.
Për 31-vjeçarin ky ishte goli i 3-të sezonal në 17 ndeshje të luajtura në këtë kampionat. Sa i takon takimit me Montreal, ndeshja u mbyll 3-0 në favor të Chigaco Fire.





















