Gjyshi më i lumtur në botë, debutimi i nipit me “Tre Luanët” i mbush xhepat

576
Debutimi me kombëtaren aq më tepër në moshën 21-vjeçare do të ishte ëndërr e bërë realitet për çdo futbollist, por kur ky debutim shoqërohet me fitime për të afërm të familjes atëherë i kalon kufijtë e përsosmërisë.
Pavarësisht se duket e pamundur ky nuk është rasti i Lewis Cook dhe gjyqit të tij. Futbollisti i Bornmouth debutoi mbrëmë në ndeshjen që Anglia luajti kundër Italisë. Trajneri Southagate do të fuste në fushë mesfushorin 21-vjeçar në minutën e 72, duke gëzuar jo vetëm atë por edhe gjyshin e tij.
Trevor Burlingham, gjyshi i Cook, kishte vendosur një bast në vitin 2014 prej 500 stërlinash, duke parashikuar se herët a vonë, nipi i tij do të debutonte me kombëtaren angleze.
Një bast që ndoshta ishte “harruar” në sirtar, por ja që paska rezultuar fitues. Me futjen në fushë ndaj “axurrëve” italianë, Cook bëri që gjyshi i tij të fitonte 17 mijë stërlina, apo mbi 19 mijë euro, duke qenë se një gjë e tillë kuotohej me koefiçentin 34.
Asokohe, Cook ishte vetëm 17 vjeç dhe luante me ekipin e Leedsit. Aty ishte rritur, me të rinjtë e këtij ekipi dikur tepër të famshëm në Angli, e më pas kishte kaluar me ekipin e parë, por fati do t’i rezervonte kalimin te Bournemouth në vitin 2016.
Sigal