Aplikimet për pasaporta, ambasada shqiptare në Greqi njoftim të rëndësishëm

233
Sigal

Ambasada shqiptare në Greqi ka bërë një njoftim për të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë aplikuar për dokumente biometrike, pasaporta dhe karta identiteti.

Selia diplomatike shqiptare në Athinë sqaron se bëhet fjalë për aplikimet që janë kryer në periudhën 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019 dhe kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021.

Sipas ambasadës afati kohor i tërheqjes të dokumenteve biometrike për aplikimet e kryera gjatë kësaj periudhe është shtyrë për shkak të situatës së krijuar të pandemisë.

“Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë”, thuhet mes të tjerash në njoftim.