Mimi Kodheli në mbështetje të ministres Nikolla: Keqardhje për gjestet dhe mënyrën e zgjedhur

581
Sigal

Ministrja e Mbrojtjes
Mimi Kodheli ka dënuar sulmin me bojë ndaj ministres së Arsimit Lindita
Nikolla, duke i quajtur gjeste të papranueshme.

Në një status në Facebook, Kodheli duket se është prekur nga
incidenti që i ndodhi ministres Nikolla, aq sa ka shpallur lëvizjen online në
mbështetje të ministres: #UnëJamMeLinditën!

“Keqardhje për gjestet dhe mënyrën e
zgjedhur nga disa të rinj për të arritur qëllimet. #UnëJamMeLinditën!”, 
shkruan Kodheli në Facebook.

Një studente aktiviste i
hodhi bojë në kokë ministres Nikolla në shenjë proteste për reformat që po bën
në sistemin universitar.