Mesazhi i Veliajt për Krishlindje: Është një moment reflektimi

514
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në urimin e tij për këtë ditë të shenjtë ka bërë thirrje për reflektim. Veliaj tha se ashtu si Krishti ndryshoi botën edhe në Tiranë ka plot njërëz të panjohur që frymën e Krishtlindjes ta kthejë në solidaritet.
Erion Veliaj: Është një festë për të gjithë, edhe për ata që kanë besime të tjera. Është një moment për të reflektuar, një reflektim mbi historinë e Krishtlindjes që është historia e një lindje modeste e një personi të panjohur që ndryshoi botën dhe unë besoj se Triana ka plot heronj të panjohur nëse secili prej nesh vendos që frymën e Krishtlindjes ta përkthejë në një frymë solidariteti.
Sigal